Aksidenti ne aeroportin e Balit

Aeroporti i Balit qëndroi hapur të dielën, një ditë pas aksidentit, kur një avion “Boeing 737” i kompanisë “Lion Air” nuk u ul mbi pistë, por në det.
Të paktën 108 pasagjerët dhe pjesëtarët e ekuipazhit i mbijetuan aksidentit. Një prej pasagjerëve tregoi përvojen e tij: “Jam i traumatizuar pas aksidentit - tha ai. - Pyes veten se çfarë mund t’i ketë ndodhur një avioni të prodhuar së fundmi”. Media lokale raporton se fluturimet vazhdojnë normalisht në aeroportin e Balit, por ka patur edhe disa anulime pas aksidentit. Kompania “Lion Air” është më e madhja në Indonezi. Sipas Agjencisë së Sigurisë së Aviacionit, “Lion Air” është përfshire në gjashtë aksidente prej vitit 2002, katër prej të cilëve u kanë ndodhur avionëve “Boeing 737” dhe vetëm njeri prej tyre rezultoi me viktima.