E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tragjedi ne rruget e Belgjikes

Të paktën pesë persona humbën jetën dhe shtatë të tjerë u plagosën, pas aksidentit të një autobusi me targa polake në Ranst, në afërsi të Anversës në Belgjikë.

Viktimat janë shoferi i autobusit dhe katër adoleshentë rusë dhe ukrainas. Lajmi u raportua nga gazeta “Le Soir”. Shkaqet e aksidentit janë të panjohura, por sipas të dhënave të para, autobusi doli nga rruga dhe gjithçka rëndon mbi shoferin, të cilin e kishte zënë gjumi. Në autobusin, që udhëtonte nga Volvogradi në Paris, kishte 42 pasagjerë, të cilët ishin adoleshentë rreth të 20-ave.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›