Aksidenti rrugor, dy të plagosur

Aksident ne aksin rrugor Elbasan-Tirane me pasojë plagosjen e dy personave.
Një 62-vjecar ndodhet në gjendje të rëndë shëndetesore në spital. Mjekët po përpiqen t'i shpëtojnë jetën të moshuarit, Ramazan Zace, ndërkohë që nuk ka njoftime për gjendjen e të plagosurit tjetër.
Policia shkoi menjëherë në vendin ku ndodhi aksidenti, pranë fshatin Gracën.
Nga këqyrja e vendit të ngjarjes rezulton se makina me targa Tiranë 7974 L ka dalë jashtë rruge.
Po hetohen shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.