Aksidenti, shoferi ish-basketbollist, 10 vjet në drejtim të autobusit
TIRANE - Në shenjë nderimi janë mbledhur në korpusin e universitetit dhe kanë ndezur qiri për bashkëmoshatarët e tyre që ndërruan jetë, si pasojë e këtij aksidenti tragjik, mes tyre edhe shoferi Pëllumb Çela, 56-vjeçari i cili kishte tre vjet që transportonte studentë në ekskursione dhe ekspedita të organizuara nga Universiteti.
Prej më shumë se tre vjetësh Agjencia e Udhëtimit “Llixha 2001” kishte lidhur një kontratë me Universitetin dhe autobusët e saj dërgonin në ekspedita dhe ekskursione të ndryshme studentët e këtij universiteti. Madje i gjithë dokumentacioni i kësaj agjencie, e cila është e licencuar dhe me dokumente të rregullta, ndodhet në universitet.
Shoferi 56-vjeçar, babai i dy fëmijëve kishte më shumë se 10 vjet që drejtonte autobusin fatkeq dhe madje ashtu siç shprehen vetë studentët ai ishte bërë mik me ta.
Më herët, në vitet ‘80 Pëllumbi ishte ish-basketbollist i njohur në KS Labinoti. “Ishte njeri i mirë, babaxhan. Kishim kënaqësi kur udhëtonim me të, pasi e drejtonte qetë mjetin e tij dhe gjithnjë ishte i gatshëm kur ne kërkonim të ndalonin, teksa udhëtonim në ekspedita me të”, - u shprehën një grup një studentësh të degës së Histori – Gjeografi, të cilët një ditë më parë janë kthyer nga Himara me Pëllumb Çelën shofer.
Studentët thonë se ai nuk ishte konsumues i pijeve alkoolike dhe për më tepër ishte shumë i kujdesshëm në timon. Edhe shoqëria e udhëtimit “ Llixha 2001” shprehu keqardhjen për shoferin që humbi jetën.
(er.nu/Gazeta Shqiptare/BalkanWeb)