E Diel, 1 Nëntor 2026

Shpërthimi në Brindizi, prokurorët italiane: Vrasësi fshihet në Shqipëri

TIRANE - Policia italiane tashmë ka një emër për përgjegjësin e tragjedisë së Brindisit të shtunën e shkuar, ndërkohë që autoritetet policore të vendit fqinj mendojnë se aktualisht autori gjendet në territorin shqiptar, ku ka udhëtuar me traget.

I dyshuari është përgjegjës për një atentat me bombë në afërsi të një shkolle, ku gjeti vdekjen një vajzë 16-vjeçare.

Pista e largimit të autorit në drejtim të Shqipërisë, e artikuluar nga prokuroria e Brindisit, citohet nga disa media italiane. Mediat e vendit fqinj e shohin më se të mundshme këtë pistë edhe prej faktit që, i dyshuari si autor i tradegjisë, Klaudio Strada, me profesion teknik televizorësh, është i martuar me një grua nga vendet e lindjes.
(lajmin e plotë mund ta lexoni sot në Gazeta Shqiptare)

(er.nu/GSH/BalkanWeb)

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›