E Shtunë, 31 Tetor 2026

Aksidenti te Rruga e Elbasanit, ndërron jetë 28-vjeçarja

Ndërron jetë 28-vjeçarja që mbeti e plagosur në aksidentin e mbrëmshëm te Rruga e Elbasanit. Brunilda Pinderi ka qenë duke udhëtuar me mjetin Mini Cooper kur është përplasur me një makinë BMË X6. Ajo është dërguar në gjendje të rëndë në spital, ku ka ndërruar jetë mëngjesin e sotëm. Në aksidentin e mbrëmëshëm mbetën të plagosur lehtë edhe dy personat që udhëtonin me të,  një vajzë me inicialet B.R dhe një djalë me inicialet E.C.

Gjithashtu, i plagosur ka mbetur edhe drejtuesi i BMW-së, Ledio Ruçi, djali i deputetit socialist Gramoz Ruçi. Ledio Ruçi është shoqëruar në polici për tu marrë në pyetje.

Sipas hetimeve paraprake, aksidenti ka ardhur si pasojë e shpejtësisë me të cilën udhëtonin të dyja mjetet.  Aksidenti ka ndodhur në një zonë të populluar, por fatmirësisht nuk ka pasur të lënduar të tjerë.  Automjeti tip BMW X6 pas përplasjes me Mini Cuper më pas ka hyrë në trotuarin anësor dhe është përplasur me një nga muret e ndërtesave.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›