Të dukesh bukur me bikini? Vlen sa 10 shtëpi

50-vjeçarja Jayne Fenney
Përmirësimi i pamjes së jashtme u kushton shtrenjtë femrave, por Jayne Fenney-t, kjo i ka kushtuar shtëpinë. Pas dietave të shumta, 50-vjeçarja është përballur me një problem tjetër: lëkurën e tepërt që i varej. Eliminimi i këtij problemi u llogarit afërsisht 30 000 paund. Kësaj shifre iu shtua edhe një lifting i të gjithë trupit, që kushtonte 16 000 paund.
E gjetur në një situatë të tillë, 50-vjeçarja shiti shtëpinë ku jetonte për 120 000 paund. Ajo tashmë jeton në një shtëpi të lëvizshme dhe i është dashur të heqë dorë nga televizori me ekran të sheshtë, krevati dopio dhe tharësja e rrobave. Por ajo shprehet se trupi i saj i ri e justifikon këtë sakrificë.
Mund të duket një vendim drastik, por jam e bindur se kjo është gjëja më e mirë që kam bërë ndonjëherë. I kam shkëmbyer tullat dhe llaçin me trupin që kam dashur të kem gjithmonë. Nuk pendohem për asnjë qindarkë që kam shpenzuar. Të ndihesh mirë me veten vlen sa dhjetë shtëpi, shprehet Jayne.

Para dhe pas operacionit
Ajo thotë se ka vuajtur nga problemet e mbipeshës që fëmijë. Por shqetësimi më i madh për të në fëmijëri kanë qenë talljet e shokëve të shkollës, gjë që e ka thelluar edhe më shumë situatën, duke e çuar drejt ushqimit.

Shtëpa e shitur
Pas dietave të shumta dhe një operacioni gastrik në vitin 2008, Jayne fitoi peshën e dëshiruar, por pamja mund ta kënaqte vetëm kur kishte rrobat veshur.
Dukesha shumë mirë e veshur, por me një palë rroba banje, unë kisha trupin e një 90-vjeçareje. Dukesha si një tullumbace e shfryrë, thotë ajo.
50-vjeçarja që ka lënë pas dy divorce vendosi të heqë qafe, dy gjëra që i kishte me tepri: lëkurën në trupin e saj dhe shtëpinë e stërmadhe me tre dhoma gjumi.

Shtëpia ku jeton tani 50-vjeçarja
Për herë të parë mund të vesh një bikini. Kam blerë rroba të reja që më tregojnë bukur siluetën time të re dhe kjo më ka dhënë më shumë vetëbesim, shprehet 50-vjeçarja.