E Diel, 1 Nëntor 2026

Aksidenti tragjik 2 te vdekurplagoset drejtuesi i mjetit

TIRANE - Dy te rinj njeri nga Kavaja dhe tjetri nga Rumania kane gjetur vdekjen ne oret e para te mengjesit te se henes ne nje aksident automobilistik te ndodhur prane mbikalimit te Sukthit ne autostraden Tirane-Durres. Dy viktimat jane 22-vjecari nga Kavaja Roland Fatja dhe 19-vjecarja Nikoleta Tuda shtetase rumune.
Gjate aksidentit eshte plagosur rende drejtuesi i automjetit 22-vjecari nga Kavaja Elisidion Hasani Tuda i cili sipas mjekeve po lufton me vdekjen ne spitalin e qytetit te Durresit. Policia e Durresit ben me dije se shkak per aksidentin ishte shpejtesia tej normave te lejuara dhe lageshtira ne rruge.
Per pasoje drejtuesi i automjetit ka humbur kontrollin e automjetit tip pezho me targa KJ 95 20 F duke dale nga rruga. Makina eshte rrokullisur disa here dhe ne fund ka perfunduar ne kanalin anesor te autostrades Tirane-Durres. Mesohet se rumunia Nikoleta Tuda ishte e fejuara e drejtuesit te mjetit Elisidion Tuda.

aq/shqiptarja.com

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›