E Diel, 1 Nëntor 2026

Aksidenti tragjik, identifikohen 3 kroatët

Cik Vedran 29 vjeç dhe Stejafn Matik, 27 vjeç dhe Gan Dokoviç 24 vjeç, janë tre  kroatët e mbetur të vdekur pas aksidentit tragjik të ndodhur ditën e djeshme në aksin rrugor, Lezhë- Shkodër.

Nga ky aksident tragjik kanë mbetur të plagosur edhe Alen Zhukanoviç dhe malazezi Jedomir Komatina.

Pas hetimeve paraprake të bërë nga grupi i ekspertëve në vendin e ngjarjes mësohet se shkaktar për aksidentin ka qenë një parakalim i gabuar i drejtuesit të golfit, në momentin që është përballur me maunen.

Mësohet gjithashtu se në këtë aksident ka ndikuar negativisht edhe shpejtësia e madhe me të cilën kanë qenë duke lëvizur kroatët, gjë që e ka bërë të pamundur manovrimin në kohën që në rrugë është shfaqur maunia.

Sipas burimeve zyrtare të policisë automjeti me të cilin po udhëtonin kroatët, ishte tip Volksvagen me targa të Kroacisë SI998-DL. “Automjeti është përplasur me një maune dhe si pasojë e kontaktit shumë të fortë, të dy automjetet kanë dalë nga rruga”,- thanë dje burimet policore. Personat që ndodheshin në makinën e vogël kanë humbur jetën në moment.

Makina me të cilën u përplas golfi i kroatëve, sipas policisë së Lezhës, ishte një maune me targe 25-38 TG .

“Maunia drejtohej nga shtetasi malazez, Jedomir Komacina 56-vjeç nga Plava”- thonë burimet zyrtare.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›