E Diel, 1 Nëntor 2026

Ekspertiza: Shpejtësia dhe rruga e lagësht shkaktuan vdekjen e Dritan Hoxhës

TIRANË- Policia deklaroi se dyshohet që shpejtësia e madhe dhe rruga e lagësht i kanë shkaktuar vdekjen presidentit të Top-Medias, Dritan Hoxha. “Ferrari” i tij, i ndarë më dysh, i është nënshtruar ekzaminimeve të mëtejshme auto-teknike, por policia deklaroi se ka rindërtuar skenën e aksidentit, i cili është zhvilluar përgjatë 97 metrave.

Pak pas mesnatës së enjte, në orën 01:50 minuta, presidenti i “Top-Medias” ka qenë duke udhëtuar me 27-vjeçaren Entela Hysko, me automjetin e tij “Ferrari” me targa DK 3892 H në bulevardin “Bajram Curri” në Tiranë. Në rrethana ende të paqarta, ai ka humbur kontrollin e mjetit duke dalë nga rruga.

Në vendin e aksidentit mbërritën menjëherë zyrtarë të lartë të policisë së Tiranës si dhe ekspertë të policisë rrugore. U formua grupi hetimor nën drejtimin e zv. Prokurorit të Rrethit Gjyqësor Tiranë, Genci Qano, drejtues të Policisë së Tiranës, tre ekspertë të Institutit të Policisë Shkencore, Ekspertë të Mjekësisë Ligjore, dhe Ekspertë të Policisë Rrugore, pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, për të zbardhur shkaqet e këtij aksidenti.

Grupi hetimor punoi rreth shtatë orë në vendin e ngjarjes, ndërsa në orët e pasdites policia e Tiranës deklaroi dhe shkaqet e aksidentit.“Paraprakisht, nga konkluzionet e nxjerra nga ekspertë të grupit hetimor theksohet se shkaktar i ndodhjes së kësaj fatkeqësie është hapësira e madhe e zhvillimit të aksidentit, e cila kap distancën 97.5 metra, ku nga këqyrja e vendit të ngjarjes, dëmtimeve të tij si dhe treguesi i kilometrazhit të automjetit,  në manometrin e shpejtësisë është fiksuar hpejtësia prej 170 km/në orë.

Nga ekspertët në vendngjarje, sqarohet se drejtuesi i automjetit tip-Ferrari, duke ecur me shpejtësi tej normave të lejuara, në kushtet atmosferike me lagështirë, ka humbur menjëherë kontrollin e drejtimit të mjetit, duke dalë nga karaxhata e bulevardit “Bajram Curri” në Tiranë”, -thuhej më tej në deklaratën e lëshuar pasditen e djeshme nga Policia e Tiranës.

Aksidenti, merren në pyetje dëshmitarët

TIRANË- Policia e Tiranës bëri të ditur se nën drejtimin e prokurorit të çështjes, nga grupi hetimor janë pyetur disa dëshmitarë okularë në vendngjarje, të cilët do të sqarojnë më tej rrethanat e kësaj ngjarjeje aksidentale automobilistike. Ekspertët auto-teknikë në vendngjarje, gjatë kryerjes së veprimeve hetimore, kanë realizuar me përpikmëri, hartimin grafike- skicor të ngjarjes dhe fotografik, duke i shoqëruar të gjitha veprimet procedurale me filmimet përkatëse. Ndërkohë, makina “Ferrari” është dërguar në mjediset e Policisë Rrugore, ku do t’i nënshtrohet ekspertizave të tjera. Aksidenti fatal, në 97 metra buzë Lanës

TIRANË- Policia deklaroi se dyshohet që shpejtësia e madhe dhe rruga e lagësht i kanë shkaktuar vdekjen presidentit të Top-Medias, Dritan Hoxha. “Ferrari” i tij, i ndarë më dysh, i është nënshtruar ekzaminimeve të mëtejshme auto-teknike, por policia deklaroi se ka rindërtuar skenën e aksidentit, i cili është zhvilluar përgjatë 97 metrave. Makina luksoze që drejtohej nga Hoxha, fillimisht është përplasur me trotuarin e krahut të majtë të bulevardit si dhe me dy shtylla dekorative ndriçuese. Pas këtyre përplasjeve, 40-vjeçari nuk ka mundur të kontrollojë më automjetin, i cili është përplasur me një pemë, me perimetrin e trungut 3.1 metër. Kjo ka qenë dhe goditja fatale për jetën e babait të katër fëmijëve të mitur dhe 27-vjeçares Entela Hysko.“Automjeti është shkatërruar plotësisht, duke u ndarë në dy pjesë”,- thuhet në njoftimin zyrtar të policisë. Dritan Hoxha ka marrë dëmtime të rënda në pjesë të ndryshme të trupit, që i shkaktuan atij vdekjen vetëm pak minuta pas ngjarjes. Mësohet se zemra e tij rrihte në momentin që mbërriti policia, ndaj dhe ai u transportua me autoambulancë drejt spitalit, por nuk mundi të arrinte i gjallë në duart e mjekëve.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›