E Diel, 1 Nëntor 2026

Aksidenti tragjik me dy fëmijë të vdekur, pezullohet drejtori i Policisë së Durrësit

Pas aksidentit shumë të rëndë të ndodhur një ditë më parë në qytetin e Durrësit, ku humbën jetën dy të mitur dhe u plagos një tjetër, Policia e Shtetit ka marrë masa të menjëhershme administrative ndaj disa drejtuesve vendorë.

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, në zbatim të Rregullores së Policisë së Shtetit, ka vendosur pezullimin nga detyra, deri në përfundim të hetimeve, për performancë të dobët në përmbushjen e detyrave, të:

-Drejtorit të Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës, Drejtues Afrim Tafa;

-Zëvendësdrejtorit për Rendin dhe Sigurinë Publike të DVP Durrës, Kryekomisar Zija Sulaj;

-Shefit të Sektorit të Policisë Rrugore të DVP Durrës, Kryekomisar Kreshnik Skëndo.

Menjëherë pas ngjarjes, Drejtori i Përgjithshëm urdhëroi ngritjen e një grupi ekspertësh nga Drejtoria e Policisë Rrugore, të cilët shkuan në vendngjarje për të analizuar në detaje shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.

Aksidenti tragjik, i ndodhur më 3 maj, ku një automjet doli nga rruga duke përplasur tre fëmijë, ka shkaktuar reagim të gjerë publik dhe ka vënë në fokus çështjen e sigurisë rrugore dhe përgjegjësisë institucionale. Hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes vijojnë.

/vizionplus.tv

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›