Aksidentimi i Gjezit, pranga 20-vjecarit

I ndaluari eshte arrestuar per vepren penale te shkeljes se rregullave te qarkullimit rrugor. Aktori Perika Gjezi udhetonte me automjetin e tij kur per shkak te perplasjes se forte me automjetin tjeter humbi jeten ne menyre te menjehershme. Aktori udhetonte i vetem dhe ishte duke u kthyer ne qytetin e Korces.
Perika Gjezi ka interpretuar në mbi 15 role në kinematografi, ku 10 janë role kryesore. Roli i tij i parë do të jetë episodik, Demka, djalit të mullixhiut në filmin “I teti në bronx”. Roli i tij i parë kryesor do të jetë roli i komisarit në filmin “Shtigje lufte” në vitin 1974. Më tej do të vazhdonin role të tjera si ai Gjergjit në filmin “Tokë e përgjakur”, roli i Gjergjit në filmin” Nga mesi i errësirës”, roli i mësues Naimit në filmin "Balonat", roli i Elmazit, i plotfuqishmi i fshatit, në filmin "Asgjë nuk harrohet", Tahiri në filmin “Dasmë e çuditshme”.