Aksidentohen dy autobusë, 28 të lënduar në Skenderaj

Nga një aksident i rëndë që ka ndodhur në mes të dy autobusëve rreth mesditës së sotme në rrugën rajonale Skenderaj – Klinë e Begut, përkatësisht në fshatin Llaushë të Skenderajt, janë lënduar 28 persona
Viktimat e këtij aksidenti janë dërguar në shtëpinë e shëndetit në Skenderaj, ndërsa pesë prej tyre janë transferuar në QKUK Prishtinë për trajtim të mëtejmë të lëndimeve. Mësohet se të gjithë të lënduarit janë jashtë rrezikut për jetë.
Zëdhënësi i policisë rajonale në Mitrovicë, Besim Hoti, ka thënë se aksidenti besohet të ketë qenë shkaktuar në momentin kur të dy autobusët po lëviznin në drejtimin e njëjtë, ndërsa nga pakujdesia e drejtuesit të autobusit i cili nuk kishte mbajtur distancën e duhur ndaj autobusit që e kishte para tij, ka dështuar të ndaloj autobusin para se me pjesën e parme të godet nga prapa autobusin tjetër.
“Hetimet lidhur me sqarimin e rrethanave të plota të këtij aksidenti janë duke u ndjekur nga hetuesit e trafikut rrugor të Policisë së Kosovës në Mitrovicë”, ka thënë Hoti. /Indeksonline/