Iniciohet themelimi i shoqatës se miqësisë Kosovë-Rumani

Duke u bazuar në mardhëniet tradicionalisht të mira, mbështetjen e vazhdushme shumë shekullore të dhënë nga populli rumun për popullin shqiptar, lidhjet e gjakut mes popujve tone si dhe nevojën për afrimin e mëtutjeshëm mes Kosovës dhe Rumanisë, ish studentët nga Kosova që kanë studiuar në Republikën e Rumanisë së bashku me shumë intelektual nga Kosova dhe Rumania kanë marrë iniciativën për themelimin e Shoqatës së Miqësisë Kosovë-Rumani.
“Kjo shoqatë e cila do të regjistrohet si OJQ do të ketë për qëllim promovimin/nxitjen e bashkëpunimit ekonomik, shkencor kulturor dhe shoqëror në mes të Kosovës dhe Rumanisë”, thuhet në një komunikatë të iniciuesve për themelimin e shoqatës se miqësisë Kosovë-Rumani.
Në këtë drejtim është themeluar Këshilli Inicues për themelimin e Shoqatës së Miqësisë Kosovë-Rumani në përbërje prej:
1. dr.. Pleurat Sejdiu, Mr.Sci
2. Ilir Bokshi, Regjisorë
3. dr. Agim Krasniqi, PhD
4. dr. Gazmend Vitaku
5. dr. Blerim Syla
6. dr. Halil Basha
7. dr. Flamur Dylhasi
8. dr. Ridvan Krasniqi
9. dr. Sabri Hyseni
“Me këtë njoftim/komunikatë dëshirojmë të informojmë të gjithë të interesuarit dhe të gjithë ata që kanë dëshirë dhe vullnet të na bashkangjiten janë të mirëseardhur”.
Për ceremoninë e fillimit të punës së Shoqatës publiku do të informohet me kohë.
“Me këtë rast falënderojmë Zyrtarët e MPJ të Republikës së Kosovës dhe Zyrtarët e Zyrës Ndërlidhëse të Republikës së Rumanisë në Kosovë,për mbështetjen e kësaj iniciative”, është shprehur Këshilli Iniciues. /Indeksonline/