E Shtunë, 31 Tetor 2026

Aksidentohet George Michael

Këngëtari George Michael është transportuar nga ajri për në spital me një goditje në kokë, për shkak të një përplasjeje me makinë në autostradën M1 në Hertfordshire.

Ish-ylli i grupit Wham, 49-vjeçari Michael ndodhet nën kujdesin e mjekëve, ndërkohë që një zëdhënës i tij konfirmoi aksidentin, por theksoi se këngëtari ka vetëm gërvishtje sipërfaqësore dhe ishte në formë të mirë.

Michael ishte pasagjer në një Range Rover kur u përplas, por aksidenti duhet të ketë ndodhur me ndonjë mur mbrojtës, pasi thuhet se nuk ka makina të tjera të përfshira.

Megjithatë në detajet për aksidentin, policia ka sqaruar se seksioni i autostradës ka qëndruar i mbyllur për më shumë se 1 orë, pas përplasjes dhe se i plagosuri ka plagë në kokë.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›