Aksidentohet autobusi me nxënës, lëndohet vetëm shoferi i automjetit të përfshirë në përplasje

Një aksident ndodhi mëngjesin e kësaj të hënë në aksin Fier-Patos. Një autobus në të cilin kishte edhe nxënës u përplas kokë më kokë me një Benz.
Përplasja ishte aq e fortë saqë autobusi përfundoi duke u përplasur me murin e jashtëm të një banesë aty pranë. Ndërsa Benzi përfundoi i shkatërruar anës rrugës.
Fatmirësisht nga aksidenti i cili mund të kishte marrë përmasa tragjike nuk pati të lënduar rëndë, përveç shoferit të Benzit i cili ka marrë lëndime të lehta.
Ai është dërguar në urgjencën e spitalit të Fierit dhe është jashtë rrezikut për jetën.
Paraprakisht, policia thotë se aksidenti ndodhi kur autobusi ishte duke dalë nga një rrugë lagjeje dhe është përplasur me automjetin që po udhëtonte nga Fieri në drejtim të Patosit. /vizionplus.tv