Aksidentohet kampioni i botës në golf Tiger Woods
Kampioni i botës në golf Tiger Woods u dëmtua gjatë një aksidenti në Florida ditën e premte. Woods më pas doli në gjendje të mirë shëndetësore nga spitali pas marrjes së mjekimeve dhe kujdesit të veçantë të mjekëve.
Tiger Woods është një nga sportistët më të pasur në botë dhe një kampion absolute në golf i cili ka fituar 71 ture të PGA-së në golf.
Woods u rikthye sërish në shkurt në fushën e lojës pas tetë muajsh ndërprerje pasi iu nështruar një operacioni kirurgjikal në gju.
Gazeta "Sentinel" tha se: aksidenti ndodhi rreth orës 2.25 të ditës kur Woods u përplas me një pemë ku airbegët nuk funksionuan.
"Woods pati një dëmtim në fytyrë dhe me sa kuptova nuk ishte një dëmtim serioz. Ai u dërgua në spitalin e Shëndetësisë Qendrore, ku u trajtua nga mjekët dhe më pas doli nga spitali"-tha majori Gary Bruhn për CNN.
Tiger Woods është golfisti më i madh i gjeneratës së tij dhe më i miri i të gjitha kohërave. Woods vjen pas idhullit të tij Jack Nicklaus i cili ka fituar 4 tituj më shumë.
Revista Forbes citoi në shtator se fitorja Woods në Kupën FedEx, me çmimin prej 10 milionë dollarësh, e kishte bërë atë sportistin e parë miliarder. Kampioni i golfit gjithashtu ka nënshkruar kontrata fitimprurëse me firmat: Nike, Buick, Gillette dhe Gatorade.