E Shtunë, 31 Tetor 2026

Aksidentohet një çift bashkëshortësh, humbet jetën 52-vjeçarja

Një aksident me pasojë një të vdekur dhe një të plagosur, ka ndodhur në aksin Lezhë-Shkodër.

Një automjet ka hyrë në rrugë në mënyrë të papritur dhe ka shkaktuar një aksident me pasojë vdekjen e 52-vjeçares, Drane Ndreka, nga fshati Zojz i rrethit të Lezhës.

Automjeti tip Pezho që drejtohej nga shtetasi Gjergj Ndreka, bashkëshorti i viktimës, ka qënë duke u kthyer nga Blinishti për në fshatin Zojz, por dalja e menjëhershme në aksin e rrugës Lezhë Shkodër, në vendin e quajtur Kryqëzimi i Gjadrit, ka sjellë përplasjen me një automjet tip Skoda, me targa AA 743 BB, i cili e ka goditur në pjesën anësore ku qëndronte viktima Drane Ndreka.

Përplasja mes mjeteve ka qënë tepër e fortë, dhe ka sjellë vdekjen e menjëhershme të 52-vjeçares, ndërsa bashkshorti i saj, Gjergj Ndreka, ka marrë plagë të shumta dhe është dërguar për në spitalin rajonal të Lezhës ku edhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Drejtuesi i mjetit Skoda, të përfshirë në këtë aksident, është shoqëruar në polici deri në sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›