Aksidentohet një shtetas, arrestohet një malazez

Burime zyrtare thanë se në pranga përfundoi Miodrag Jankoviç, 57-vjeç, me kombësi dhe shtetësi malazeze, banues në Podgoricë.
Ai u arrestua pasi dje në aksin rrugor Shkodër – Hani i Hotit, në fshatin Shtoj i Ri, ky shtetas duke drejtuar mjetin tip Skania, ka përplasur shtetasin K. Vata, 57-vjeç, banues në fshatin Dobraç, Komuna Rrethina Shkodër, i cili ka pësuar fraktura dhe është dërguar në spitalin rajonal Shkodër, në gjendje kritike për jetën. Më pas, i plagosuri u dërgua me urgjencë për në spitalin ushtarak Tiranë.
Policia konstatoi se drejtuesi malazez kishte konsumuar alkool gjatë udhëtimit. U kryen veprimet procedurale dhe materialet, në ngarkim të shtetasit Miodrag Jankoviç, i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprime të mëtejshme. /Start/
2012-06-01 10:30