E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shkodër, arrestohen 6 të rinj nga i njëjti fshat për vjedhje

Pasditen e shkuar, policia arrestoi në flagrancë shtetasin Pal Gjergji, 20-vjeç, banues në fshatin Bardhaj. Arrestimi i tij u bë pasi ditën e djeshme, është kapur në flagrancë me një armë të ftohtë thikë, me gjatësi 28 cm.  Ndërkohë gjatë kryerjes së veprimeve hetimore e procedurale në lidhje me të arrestuarin, u bë e mundur zbulimi dhe dokumentimi ligjor i një sërë vjedhjesh të kryera në kohë dhe vende të ndryshme po nga ky shtetas.  Ai akuzohet për të paktën pesë vjedhje të ndryshme të kryera gjatë muajve të fundit, si grabitje supermarketesh, telefona, etj.

Gjithashtu, mbrëmjen  e shkuar u arrestuab pesë shtetas të tjerë, bashkëpunëtorë të 20-vjeçarit, të cilët akuzohen për vjedhjen e një supermarketi.  Në pranga ranë Shkelqim Hyseni, 30-vjeç, Artur Marku, 24-vjeç, Alban Marku, 21-vjeç, Fran Germusha, 19 vjeç, Kole Mhillaj, 21-vjeç, E. V., 17 vjeç, (i cili do ndiqet në gjendje të lirë), të gjithë banues në fshatin Bardha. 

Ndalimi i këtyre shtetasve u bë pasi në bashkëpunim me njeri - tjetrin, kanë vjedhur me datë 29.02.2012 supermarketin në pronësi të shtetasit P. N. Në cilësinë e provës materiale janë gjetur e sekuestruar disa karta rimbushëse telefoni.  Në lidhje me këtë ngjarje u kryen veprimet e nevojshme hetimore dhe materialet procedurale në ngarkim të të ndaluarve i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprën penale “Vjedhje në bashkëpunim”. /Start/

                                                                                             2012-06-01 10:22
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›