E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Aksidentoi për vdekje 62-vjeçarin, arrestohet e reja

Një 27-vjeçare ka rënë në prangat e policisë në Vlorë, pasi ka aksidentuar një 62-vjeçar.

Ky i fundit ka humbur jetën pasi u transportua në Spitalin e Traumës.

“Specialistët e Qarkullimit Rrugor të DVP Vlorë arrestuan në flagrancë shtetasen E. Ll., 27 vjeçe, banuese në Vlorë, pasi ditën e djeshme, në vendin e quajtur “Ish-kinema Ali Demi”, Vlorë, duke drejtuar automjetin, ka aksidentuar shtetasin P. M., 62 vjeç, i cili ka humbur jetën më pas, në spitalin e Traumës, Tiranë”, njofton policia. /vizionplus.tv

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›