E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Aksidentoi për vdekje 65 vjeçaren në aksin Maliq-Korçë, vihet në pranga i riu

Vihet në pranga 27-vjeçari, i cili pasditen e djeshme me automjetin që drejtonte, aksidentoi me pasojë vdekjen një shtetase dhe u largua nga vendi i aksidentit.

Në vijim të dy informacioneve të dhëna mbrëmjen e djeshme, për aksidentin në aksin rrugor “Maliq-Korçë”,  specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor ndaluar shtetasin 27 vjeçar, banues në Dërsnik, Korçë.

Ky shtetas dyshohet se dje, rreth orës 17:40, në aksin rrugor “Maliq-Korçë”, me automjetin që drejtonte, aksidentoi me pasojë vdekjen shtetasen S. Q., 65 vjeçe, dhe u largua nga vendi i aksidentit me automjetin që drejtonte.

/ abcnews.al

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›