E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

VIDEO/ Zjarr në një apartament në Shkozë, evakuohen banorët. Shkaktohen vetëm dëme materiale

Mëngjesin e sotëm një apartament në katin e tretë është përfshirë nga flakët në Shkozë. Zjarri ka rënë në një prej banesave sociale në Shkozë.

Si pasojë e flakëve janë shkaktuar vetëm dëme materiale. Në vendngjarje u angazhuan tre stacione zjarrfikës dhe 30 forca zjarrfikëse.

Shërbimet e Policisë bënë evakuimin e banorëve dhe sëbashku me grupin hetimor po punon për përcaktimin e shkakut të zjarrit.

/ abcnews.al

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›