Aksidentoi për vdekje gruan, arrestohet ish-kampioni i botës

Rohan Denis, dy herë kampion bote në çiklizëm (2018,2019), është ndaluar pasi dyshohet si autor i vrasjes së bashkëshortes së tij.
Australiani është vënë në pranga në Adelaide, ku edhe jetonte, teksa mediet vendase kanë bërë me dije se Denis ka përplasur qëllimisht bashkëshorten e tij me një makinë të familjes, pranë shtëpisë ku jetonin.
Melisa Hoskins, gjithashtu ish-çikliste, përfundoi në spital me plagë të rënda dhe nuk ia doli të mbijetojë. Hetuesit mblodhën prova që shtojnë dyshimet se aksidenti ka qenë i qëllimshëm nga ana e 33-vjeçarit. Çifti prej kohësh kishte mosmarrëveshje.