E Martë, 3 Nëntor 2026

Premier Liga mbyll vitin me surprizë të hidhur

Arsenali bëri hapin e dytë fals radhazi në Premier duke humbur derbin e Londrës me Fulhemin. Në “Craven Cottage” festojnë “vendasit”, të cilët mundën “Topçinjtë” me shifrat 2-1.  

Bukayo Saka zhbllokoi takimin në minutën e pestë, por vendasit përmbysën gjithçka falë golave të Raul Jimenez (29’) dhe Bobby De Cordova-Reid (60’). Pavarësisht insistimit, Arsenali nuk ia doli të gjente golin e barazimit, duke e mbyllur vitin në mënyrën më të keqe të mundshme.

Për Fulhamin fitorja ishte njëra prej atyre, të cilat nuk harrohen lehtë pasi jo vetëm erdhi përballë një rivaleje të qytetit, por u arrit në një moment delikat të sezonit. Sa i përket djemve të Artetës mbetën në kuotën e 40 pikëve. Dy më pak se Liverpooli dhe Aston Villa.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›