Aksidentoi per vdekje kalimtarin arratiset
Aksidentoi me vdekje nje 60-vjecar zhduket autori. Aksidenti ka ndodhur gjate nates se kaluar ne vendin e quajtur Perroi i Thanes ne afersi te qytetit te Cerrikut. Xheladin Hasa me banim ne Elbasan u gjet i pajete ne oret e para te mengjesit te se shtunes ne kanalin ne ane te rruges nga kalimtare te rastesishem. Menjehere pas informacionit ne vendin e ngjarjes kane mberritur sherbime te policise dhe nje grup hetimor. Nga deklarimet e marra te kalimtareve te rastit rezulton se aksidenti eshte shkaktuar nga nje makine Benz por askush prej tyre nuk ka mundur te identifikoje targen. Ne vendin e ngjarjes jane gjetur pjese te automjetit qe mund te cojne ne identifikimin e autorit te kesaj ngjarje. Trupi i pajete eshte derguar ne morgun e qendres spitalore te Elbasanit dhe eshte identifikuar me pas nga familjaret e viktimes. Xheladin Hasa punonte si elektricist. Policia eshte ne kerkim te autorit te aksidentit. F.S.