E Diel, 1 Nëntor 2026

Gjendet ne Tirane djali i policit u denoncua si i marre peng

Fier Gjendet tek e motra ne Tirane adoleshenti i denoncuar si i marre peng nga familjaret e tij. I larguar tri dite me pare nga shtepia i biri i punonjesit te policise S.Bako eshte shfaqur mengjesin e djeshem ne porten e shtepise se te motres e cila jetonte ne Tirane. Kjo e fundit ka lajmeruar menjehere prinderit dhe punonjesit e policise te cilet kane marre ne pyetje 17-vjecarin e denoncuar si te zhdukur. Burimet zyrtare  sqaruan se 17-vjecari me inicialet L.B eshte gjetur ne Tirane ne gjendje te mire shendetesore nga sherbimet e komisariatit nr.4 te kryeqytetit. Hetimi i kesaj ceshtjeje ndodhet ne duart e Prokurorise se Krimeve te Renda e cila po verifikon rrethanat e zhdukjes 2-ditore te adoleshentit-i thane MAPO-s zyrtare te policise se Fierit. Por burimet konfidenciale sqaruan se djali i efektivit te policise se komisariatit te Fierit ishte larguar vete nga banesa pa marre parasysh pasojat e ketij veprimi. Ai nuk eshte kthyer ne shtepi mbremjen e te enjtes dhe pasi nuk kane pasur asnje informacion familjaret jane shqetesuar ku nga verifikimet qe ata kane kryer vete kane ngritur dyshimet se 17-vjecari mund te jete marre peng dhe per kete arsye kane kryer kallezimin perkates ne komisariat. Menjehere pas denoncimit te tyre kane nisur kerkimet ne pyllin e Darezezes gjate gjithe nates se te premtes dhe ne te njejten kohe eshte njoftuar Prokuroria per Krime te Renda e cila ka nisur hetimet per zhdukjen e 17-vjecarit. Nga burime te aferta te familjes mesohet se nena e 17-vjecarit pasi ka kaluar rreth 24 ore pa marre asnje lajm prej te birit ka pasur probleme shendetesore per te cilat eshte kuruar ne spital. Megjithate e verteta e zhdukjes pritet te zbardhet pas deshmise se plote te adoleshentit per rrethanat e largimit nga shtepia.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›