E Diel, 1 Nëntor 2026

Aksidentoi për vdekje policin, gjykohet për tejkalim shpejtësie

vendim gjykateËshtë zhvilluar ditën e djeshme seanca gjyqësore e radhës ndaj të akuzuarit Admir Koleci i cili më datë katër maj në kthesën e Kamzës, ka aksidentuar për vdekje një oficer policie dhe ka plagosur rëndë, kolegun e këtij të fundit. Të dy efektivët e Policisë kanë qenë në detyrë duke patrulluar në një postbllok policie kur automjeti i Admir Kolecit me shpejtësi i ka aksidentuar. Por edhe pse gjatë këtij aksidenti fatal humbi jetën Selman Mema oficer policie prej më shumë se 10 vitesh, sipas prokurorisë, 37 vjeçari Kaleci, do të gjykohet vetëm për tejkalim shpejtësie, ndërsa edhe gjykata e ka rrëzuar ditën e djeshme akuzën me të cilën përballet i akuzuari. Gjatë  seancave gjyqësore të mëparshme Kaleci ka dëshmuar se në momentin e aksidentit për shkak të errësirës nuk e ka parë posto bllokun e Policisë dhe në momentin që ka dashur të frenojë nuk ka mundur të devijojë por ka aksidentuar dy efektivët e Policisë.

Dëshmia

Tre muaj pas aksidentit me pasojë vdekjen e punonjësit të policisë Selman Lena dhe plagosjes së kolegut të tij, Preng Lleshi, autori i kësaj ngjarje të rëndë ka dalë sërish para gjykatës, kësaj radhe jo për akuzën e vrasjes, por për shkaktim aksidenti. Gjatë dëshmisë së tij ditën e djeshme 37-vjeçari Edmir Koleci i tha gjyqtares Irena Hoxha vetëm gjeneralitetet, në një kohë që pretendimet e tij për ngjarjen e Kamzës i shpjegoi avokati mbrojtës. Ky i fundit i kërkoi gjykatës të ishte e butë me klientin nga Hasi, pasi sipas mbrojtjes, nuk ka një akt-ekspertizë nëse patrulla e policisë, që mesnatën e  katër Majit ishte brenda rregullave apo jo.

Precedenti

Për prokurorinë, vdekja e inspektor Selman Lena dhe plagosja e kolegut të tij ndodhi nga përplasja e automjetit që po drejtohej me shpejtësi nga i akuzuari. Në përfundim, gjykata e la ne arrest me burg Kolecin për akuzën e shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor. Mbrëmjen e katër Majit, Edmir Koleci po udhëtonte me automjetin e tij tej normave të lejuara në çastin kur një postbllok i policisë së Kamzës tentoi ta ndalonte. Për pasojë u përplas për vdekje inspektori Selman Lena, kurse kolegu i tij, Preng Lleshi u dëmtua rëndë. Menjëherë pas ngjarjes, dosja i kaloi Prokurorisë së Krimeve të Rënda për akuzën e vrasjes për shkak të cilësive të veçanta, por prokurorët shpallën mos kompetencën për këtë dosje, duke ja kaluar një prokurorie të zakonshme për një akuzë me të lehtë atë të shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›