E Shtunë, 31 Tetor 2026

Aksidenton 40 vjecarin largohet pa dhene ndihme

Nje 40 vjecar nga rrethi i Korces ka mbetur i plagosur ne nje aksident automobilistik ndersa policia eshte vene ne kerkim te drejtuesit te mjetit i cili eshte larguar pasi ka shkaktuar pergjakjen ne rruge. Shtetasi D.M. 40 vjec eshte aksidentuar ne rrugen nacionale Korce-Pogradec ne afersi te fshatit Lumalas. Policia tha se nje mjet ende i paidentifikuar si dhe drejtuesi i tij kane plagosur 40 vjecarin i cili eshte shtruar ne spitalin e Korces ne gjendje mjaft kritike per jeten. Ngjarja ka ndodhur gjate oreve te vona te mbremjes se kaluar vetem 3 kilometra larg Korces. I plagosuri banor i fshatit Lumalas ka qene duke ecur ne krahun e tij te rruges ne kembe kur nje mjet e ka goditur duke e hedhur ne nje kanal. Mjeti nuk ka ndaluar ndonese burime te mireinformuara te policise lokale bejne te ditura per Shekulli Online se ai eshte demtuar ne pjesen e perparme teksa disa mjete qe kane kaluar disa caste me pas kane gjetur ne gjende te rende shendetesore te plagosurin me plage ne koke.



Më shumë nga Politika

Të gjitha ›