E Diel, 1 Nëntor 2026

Aksindent në punë, vdes 25-vjeçarja shqiptare

ITALI -Një e re shqiptare, 25 vjeç, gjeti vdekjen mëngjesin e sotëm në lokalitetin e Moianos të Citta della Pieve, Itali pasi një pemë e zuri poshtë.

Siç njoftojnë media në Itali, duke iu referuar të dhënave të policisë, 25- vjeçarja ishte duke punuar së bashku me vëllain e saj.

Të dy ishin duke u marrë me prerjen e pemëve me një sharrë elektrike. Aksidenti ndodhi në momentin që vëllai i viktimës ishte larguar për të marrë beniznë për sharrën. 25- vjeçarja është zënë poshtë nga pema duke gjetur vdekjen e menjëhershme.

Stafi mjekësor i urgjencës, edhe pse ka mbërritur shpejt nuk ka qenë në gjendje të bëjë më shumë për jetën e saj.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›