E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ish-të përndjekurit politikë NDERPRESIN grevën e urisë pas 31 ditëve

Ish-të përndjekurit politikë, të cilët kishin hyrë në grevë urie që prej 31 ditësh, kanë vendosur që ta ndërpresin atë ditën e sotme.

Ata kanë thënë se kauza e tyre nuk përfundon me mbylljen e grevës së urisë, por ajo do të vazhdojë. Grevistët e fundit të mbetur në të, kanë thënë se ndaj tyre është ushtruar një terror i paprecedent, i ngjashëm me genocid, duke qenë se u kanë hequr edhe ujin dhe çajin.

Ata kanë falenderuar SHBA-në dhe BE-në për mbështetjen që u kanë dhënë, duke thënë se do të vazhdojnë përpjekjet për të drejtat e tyre.

Greva e urisë së ish-të përndjekurve politikë është mbyllur pas shurdhërisë së qeverisë, e cila në asnjë moment nuk pranoi të dialogojë me ta, pavarësisht se dy prej tyre tentuan të vetëdigjen dhe pavarësisht thirrjes së ndërkombëtarëve për dialog.

“Falenderojmë qytetarët, mediat, ekipet mjekësore, partnerët tanë ndërkombëtarë për mbështetjen. Kërkojmë që kërkesat tona të shqyrtohen dhe për këtë kërkojmë ndihmën e ambasadorëve të akredituar këtu”, thanë grevistët.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›