E Diel, 1 Nëntor 2026

Aksion i fortë antidrogë në Malësinë e Krujës / Zbarkojnë 4 furgona policie

Aksion antidrogë në Malësinë e Krujës, zbarkojnë forca të shumta policie.

Një aksion policor është duke u zhvilluar në zonën e Malësisë së Krujës, në kuadër të një operacioni kundër aktivitetit të paligjshëm të drogës.

Në terren janë parë të paktën katër furgonë policie, ndërsa në operacion janë angazhuar një numër i madh efektivësh.
Burime bëjnë me dije se në zonë kanë mbërritur edhe forca policore nga Tirana.

Operacioni vijon, ndërsa pritet që policia të japë më shumë detaje në lidhje me ndërhyrjen dhe rezultatet.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›