I dënuar me burgim të përjetshëm / Laert Haxhiu kërkesë në Gjykatën Kushtetuese për rigjykim të çështjes së tij

I shpallur fajtor për “masakrën” e Lushnjës në 2017-ën dhe i dënuari me burgim të përjetshëm,
Laert Haxhiu ka bërë kërkesë në Gjykatën Kushtetuese për rigjykim të çështjes së tij.
Vendimin e GJKKO, e kishte lënë në fuqi edhe Apeli, edhe Gjykata e Lartë.
Haxhiu, i njohur ndryshe si “rivali” i Aldo Bares, ish-kreut të bandës së Lushnjës, është dënuar për vrasjen e Zamir Latifit dhe Jurgen Hoxhës si dhe plagosjen e Marjus Xhepexhiut dhe Bujar Turkut në Lushnjë në vitin 2017.