Aksion kundër kanabis në Zall-Bastar, shkatërrohen 11 parcela

Nga Komisariati i Policisë Nr.4 Tiranë është realizuar operacioni i koduar “Luca 1″, si rezultat i të cilët u zbuluan 11 parcela të mbjella me bimë narkotike të llojit kanabis sattiva të ndodhur në pyllin e fshatit Luce- Zallmner, Komuna Zall Bastar në Tiranë.
Pas kryerjes së veprimeve proceduriale në vendin e ngjarjes policia ka bërë asgjesimin e 1910 rënjëve me bimë narkotike të sekuestruara në këto parcela.
Sipas policisë, nga hetimi i kryer dyshohet se, këto bimë janë kultivuar nga shtetasit Nazmi Hasan Mahmuti, 46 vjeç dhe Bilal Hamit Aruci, 40 vjec, të dy banues në Kamëz.
Aktualisht po punohet per dokumentimine ligjor të kësaj veprimtarie të paligjshme ndërkohë që materialet në ngarkim të tyre për Vepren Penale “Kultivim i bimeve narkotike” i kanë kaluar prokurorisë së Tiranës./indeksonline/