E Shtunë, 31 Tetor 2026

Putin në anën e KOS-it: Kosova është territor serb!

Kryetari i Rusisë Vladimir Putin i ka thënë patriarkut serb Irinej se Moska edhe më tej në skenën ndërkombëtare do të mbajë qëndrimin se Kosova është juridikisht territor serb.

Siç njofton gazeta serbe “Novosti’, Put ngjatë takimit me kreun e Kishës serbe ka thënë se Rusia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, që sipas tij qenka bërë duke e shkelur rezolutën 1244 të KB-së dhe të gjitha normat e bashkësisë ndërkombëtare.

“Moska edhe më tej do të përkrahë serbët në luftën drejtë për të ruajtur territorin vet, popullin dhe tempujt në Kosovë”, ka thëni ai në Krelmin.

Putin, veç kësaj deklarate, pastaj paska folur dhjetë minuat për “telashet që i paska pasur dhe i paska populli serbe në Kosovë”.

Gazeta Novosti në fund konstaton se “kryetari Putin ka informacione të shkëlqyeshme se ç’vuajtje paska populli serb dhe popullata tjetër jo serbe në Kosovë”. /Indeksonline/ 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›