E Hënë, 2 Nëntor 2026

Aksion kundër lojërave të fatit në Tiranë, disa të shoqëruar

Efektivët e policisë kanë ushtruar kontrolle në disa zona të kryeqytetit mbrëmjen e sotme, me qëllim goditjen elojërave të fatit.

Gazetari i vizion Plus, Esido Barkaj, mëson se kontrollet janë bërë në disa zona të Tiranës si Fresk, Bllok, Mezez, Kamëz, Astir dhe zona të tjera.

Raportohet se gjatë aksionit janë shoqëruar disa persona, të dyshuar si të përfshirë në këtë aktivitet të paligjshëm. Disa prej të shoqëruarve janë administratorë të pikave të basteve online.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›