E Hënë, 2 Nëntor 2026

VIDEO/ Shkrumbohet banesa në Maliq

Një banesën një katëshe në Sovjan të Maliqit është shkrumbuar totalisht nga zjarri.

Në vendnagjrje kanë mbërritur menjëherë focat zjarrfikëse të cilat kanë bërë të mundur izolimin e flakëve para se flakët të përfshinin banesat e tjera ngjitur me shtëpinë e djegur plotësisht

Policia në vendngjarje po heton për shkaqe e zjarrit ndërkohë që ende nuk ka rënë në kontakt me pronarin e baneses se djegur.

Njoftimi:

Në fshatin Sovjan, Maliq, ka rënë zjarr në banesën e shtetasit D. R., rreth 50 vjeç, i cili nuk ndodhej në banesë kur ka rënë zjarri.

Zjarrëfiksit po punojnë për shuarjen e zjarrit.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të rënies së zjarrit.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›