Burg 17-vjeçarit që plagosi shokun, Gjykata e Fierit vendos masën e sigurisë për adoleshentin

17-vjeçari, që plagosi me thikë bashkëmoshatarin e tij në shkollën e mesme të Cakranit, u la në burg këtë të hënë nga Gjykata e Fierit. Adoleshenti akuzohet për “Vrasje me dashje te mbetur në tentativë”.
Gjatë seancës avokati i të miturit kërkoi një masë më të butë sigurie, por trupa gjykuese vendosi që 17-vjeçari të qëndrojë në qeli.
Adoleshenti nuk foli për ngjarjen në sallën e gjyqit, duke u shprehur se është në ankth dhe se nuk është në gjendje të flasë.
Të premten, 17-vjeçari qëlloi 4 herë me thikë bashkëmoshatarin e tij në oborrin e shkollës, pasi kishin debatuar për një postim në Snapchat në ditë më parë.
17-vjeçari i plagosur ka pohuar se gjithçka nisi pas disa fotove të publikuara nga ana e autorit në rrjetet sociale, të cilat i përkisnin familjes së tij dhe shokëve. Ndërsa babai i të plagosurit ka kërkuar drejtësi.
/vizionplus.tv