E Diel, 1 Nëntor 2026

Aksion në Karaburun, IKMT shemb strukturën e drurit që shërbente si lokal

Një tjetër aksion i Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit është zhvilluar sot, 12 gusht,  në zonën e Gadishullit të Karaburunit në Vlorë, ku është ndërhyrë për shembjen e një objekti.

Bëhet fjalë për një strukturë prej druri që shërbente si lokal dhe restorant, e cila është prishur gjatë aksionit të IKMT-së.

Ndërhyrja është zhvilluar nën praninë e forcave të Policisë së Shtetit, ndërsa në terren kanë qenë drejtori i Policisë, Skënder Hita, kryeinspektori i IKMT-së, Afrim Qëndro, si dhe drejtori i Policisë së Vlorës, Edvin Ndreu.

Aksioni vjen në kuadër të ndërhyrjeve për shembjen e ndërtimeve pa leje dhe mbrojtjen e territorit.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›