E Enjte, 5 Nëntor 2026

Aksion pastrimi në të gjithë vendin, Rama publikon foto nga Durrësi, Saranda dhe Fieri

Kryeministri Edi Rama, ka publikuar fotografi nga aksioni i sotëm në Durrës, Sarandë dhe Fier, duke e karakterizuar mbrojtën e mjedisit fillimin e patriotizmit. Zoti Rama shkruan se njerëzit jo vetëm nuk duhet të hedhim plehrat rrugëve plazheve dhe parqeve, por duhet ta konsiderojnë tokën e Atdheut, si dyshemenë e shtëpisë. Kryeministri shton se toka është trashëgimi nga ata që kanë banuar më parë këtu dhe është detyra e secilit ta lëmë atë pastër për atë që do të vijnë. Aksioni i pastrimit, i cili do të shtrihet në të gjithë Shqipërinë, ka nisur nga Vlora, ku i pranishëm ka qenë edhe kryeministri Rama. 

     

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›