Aksion për mbylljen e pikave të gazit të paligjshme
Një numër i madh pikash gazi ndodhen afër ose brenda zonave të banuara dhe nuk kanë asnjë element sigurie, duke përbërë rreizkshmëri të lartë për qytetarët. METE nis aksionin.
TIRANE- Brenda tre ditësh, të gjitha pikat e tregtimit të gazit në kryeqytet që janë të paligjshme dhe që ndodhen në afërsi të pallateve do të mbyllen. Duke e konsideruar situatën alarmante, Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës ka nisur aksionin. Pas pikave të gazit, do të mbyllen edhe pikat e paligjshme të karburanteve.
„Ky aksion është parashikuar të mbyllet brenda tre ditësh. Pas Tiranës operacioni do të vazhdojë në qytete të tjera të vendit, si Durrës e Shkodër, e më pas do të vazhdojmë edhe me impiantet dhe instalimet e furnizimit me naftë të automjeteve. Situata është shumë e vështirë, Ka pasur një bum të krijimit të këtyre pikave ilegale të cilat janë shumë pranë zonave të banuara e kërcënojnë cdo ditë jetën e njerëzve“ tha zv/
ministri i Energjetikes, Neritan Alibali.
Drejtuesit e Ministrisë së Energjetikës shpjegojnë se është konstatuar se procesi i mbushjes së bombolave gaz në pika shitje e ambjente brenda zonave të banuara, pa lejet përkatëse, është i pasigurtë pasi nuk ka asnjë element sigurie teknike, është proces i pakontrolluar, kryhet në prezencë të qytetarëve, ambjentet janë të papërshtatshme dhe kanë personel të pakualifikuar. Ky proces është klasifikuar në grupin e katërt të nivelit të sigurisë, që do të thotë se ka rrezikshmëri të lartë për jetën e qytetarëve dhe pronën e tyre. Gjithashtu ministria ka identifikuar instalime të paligjëshme të autogazeve pranë stacioneve të karburanteve për automjete brenda zonave të banuara, të cilat klasifikohen me nivel rrezikshmërie të lartë dhe si të tilla duhet të mbyllen.
(NEWS24/BalkanWeb)