E Diel, 1 Nëntor 2026

Familjet e vrafëra në vështirësi: Nuk marrim dot kartat

Duket se problemi i aplikimit për karta nga shtresat e varfëra të shoqërisë, po shqetëson edhe dhjetra banorë të lagjes “Pavarësia” në Vlorë, një pjesë e mirë e të cilëve nuk arrijnë të sigurojnë dot mbijetesën. 

VLORE- Varfëria ekstreme nuk shënohet vetëm në zonat rurale të vendit. Në Vlorë në lagjen “Pavarësia” dhjetra familje figurojnë në listat e dyqaneve, pasi nuk arrijnë të sigurojnë dot mbijetesën. Një e tillë është edhe familja Bylyshi, ku burrë e grua jetojnë me të ardhura zero dhe për rrjedhojë shprehen se e kanë të pamundur të aplikojnë për marrjen e kartës së identitetit. Të vetmet para që mund të sigurojë kryefamiljari Flamur Bylyshi, janë ditët e pakta kur mundet të gjejë ndonjë punë një ditore.

“Kartën nuk mund ta bëj dot, pasi skam të ardhura e për pasojë nuk mund të shkoj dot as në votim. Jam paraqitur një ditë për të marrë një çertifikatë më kërkuan taksën e gjelbërimit, nuk kam i thashë dhe nuk e mora dot çertifikatën”- shprehet kryefamiljari e familjes Bylysh.

Pro një problem të tillë duket se e kanë edhe familjet e tjera të kësaj lagjeje, të cilët ushqimin e përditshëm e sigurojnë vetëm nga bamirësia e tregtarëve të vegjël që japin ushqime me listë. (a.r/news24/balkanweb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›