Aksion për punët e shtëpisë

12/02/10 13:07
Banorët janë zgjuar me shumë energji dhe përgjegjësi këtë mengjes. Ata janë ndarë shpejt e shpejt në grupe për të bërë punët dhe kanë vënë mënjëherë në zbatim fjalët e thëna. Jetmiri dhe Bertina kanë patur detyrë të pastrojnë pjesën e dhomës së ndenjes në kuzhinë. Bertina ka fshirë pluhurat e bufesë, ndersa Jetmiri ka fshirë e larë pllakat. Graciela dhe Domi kanë mbledhur rrobat e lara dhe kanë bërë ndarjen e tyre. Seldi ka pastruar dhomen dhe bashkë me Oltën kane hequr të gjithe carcafët nga krevatet për ti larë dhe i kanë futur në lavatrice. Renato ka larë pjesën e pllakave ne verandë ndërsa Pami ka pastruar pajisjet e tualetit. Te gjithë banorët i janë futur punëve me themeli dhe e kanë marrë shumë seriozisht. Bertina duke fshirë bufenë thyen nje xham dhe banoret qe ishin ne dhomë kane ardhur me vrap për të parë cfarë u bë pasi u trembën nga zhurma. Ata e pyesin nëse është vrarë por ajo nuk ka asnjë lendim. Seldi pastron xhamat e thyer dhe i fshin duke i nxjerrë jashte.
Renato, i cili po pastron oborrin thote që është hera e parë për të që bën punë dhe tani po i kupton vuajtjet e femrave. Ai i thotë Pamit që të mos shkelë aty por ajo kalon ne majë të gishtave.
Domi dhe Seldi kanë mbaruar me punët dhe ato fillojnë të pregatisin mengjesin. Ata do bëjne kulac dhe Domi po pregatit brumin. Seldi dhe Olta po e ndihmojnë.
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;}
function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count)
{
title = document.title;
show_ads_id = 2136;
show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php";
block_count=ppc_ad_block_count;
iframe_width=580;
iframe_height=115;
metainfo=document.getElementsByTagName('meta');
ref=document.referrer;
showContentAds(metainfo);
}
setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));