E Shtunë, 31 Tetor 2026

Aksionet, bllokohen 1 ton droge ne 5 muaj

GJIROKASTER - Efektivat blu te policise se Qarkut te Gjirokastres kane perforcuar kontrollin e regjimit kufitar me qellim minimizimin e trafikut te lendeve narkotike me destinacion shtetin fqinje, Greqi. Sipas drejtorit te Policise se Gjirokastres, Hysni Burgaj, gjate javeve te fundit uniformat blu kane ndermarre operacione te vecanta per goditjen e rrjeteve te narko-trafikanteve qe ushtrojne veprimtarine e tyre ne te dyja anet e kufirit midis dy vendeve. "Gjate pese muajve te pare te ketij viti, policia e Gjirokastres ka bllokuar ne tentative per te transportuar ne drejtim te Greqise mbi 1 mije kilograme lende narkotike, prej te cilave 21,9 kg kane qene te llojit heroine, tha komisar Burgaj.

B.K


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›