E Shtunë, 31 Tetor 2026

Stazhi, studentet kercenojne me greve urie

Studentet e qytetit te Vlores kane protestuar per here te dyte brenda nje jave, duke bojkotuar mesimin dhe duke dhene ultimatum se nese nuk zgjidhen kerkesat e tyre rruga e vetme qe shihet si zgjidhje eshte greva e urise. "Bolonja mashtrim i madh" ka qene slogani i kesaj proteste, ku ne banderolat e studenteve ishin te shkruara kerkesat e tyre per rektoratin e Universitetit te Vlores dhe Ministrise se Arsimit. Ata thane se duhet te hiqet stazhi dhe kufizimet ne lidhje me numrin e kreditove te mbartura per te kaluar ne sezonin e vjeshtes dhe ne vitin pasardhes. Studentet jane shprehur se edhe ne ditet ne vijim do te kete nderprerje te mesimit, nese kjo lloj proteste nuk do te marre pergjigje.

O.H


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›