E Diel, 1 Nëntor 2026

Aksioni “24 Orë” në Vlorë, arrestime dhe ndjekje penale për vepra të ndryshme

Në prangat e policisë kanë rënë 3 shtetas për prodhim dhe shitje narkotikë dhe armëmbajtje pa leje, ndërsa disa persona të tjerë janë proceduar penalisht për vepra të tjera

Policia e qarkut të Vlorës ka ndërmarrë sot një aksion të gjërë të koduar “24 Orë”, me qëllim arrestimin dhe procedimin e personave të përfshirë në veprimtari të paligjshme. Kështu, në prangat e policisë kanë rënë 3 shtetas për prodhim dhe shitje narkotikë dhe armëmbajtje pa leje, ndërsa disa persona të tjerë janë proceduar penalisht për vepra të tjera.

Shtetasit Dasho Shehaj, 50 vjeç, banues në fshatin Vranisht të Vlorës, Enton Vasili, 39 vjeç dhe Ervin Paguni 28 vjeç, të dy banues në lagjen Nr. 4, Sarandë, janë arrestuar për shitje të narkotikëve.

Ndërkohë që shtetasi me iniciale M.B., 56 vjeç banues në lagjen “Pavarësia” të qytetit të Vlorës, është proceduar penalisht për “Vjedhje të energjisë elektrike”.

Ndërsa janë sekuestruar edhe dy automjete të cilat rezultojnë të vjedhura.

Sondazh

A e mbështesni protestën siç është zhvilluar dy ditët e fundit nën emrin e studentëve?

  •                                                                         Po
    
    •                                                                     Jo
      
      •                                                                 Nuk e di
        

Lexo gjithashtu

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›