Aksioni i IMT tek “Piazza” në Tiranë, lirohen hapësirat publike në disa zona të kryeqytetit

Inspektorati i Mbrojtjes së Territorit në bashkëpunimin me Policinë Bashkiake vijoi aksionin për lirimin e hapësirave publike në kryeqytet.
Ditën e sotme, Inspektorati liroi disa nga zonat publike pas Muzeut Kombëtar në Tiranë.
Aksioni për hapësirat publike në Tiranë po jep rezultat. Tashmë disa nga zonat ikonike të kryeqytet janë liruar, duke u vënë tërësisht në dispozicion të banorëve dhe turistëve.
Gazetare: Amela Koçerri
/rtsh.al/