E Hënë, 2 Nëntor 2026

Rubio: SHBA po përpiqet të bindë aleatët e NATO-s për të transferuar sistemet patriot në Ukrainë

Pas takimit me ministrin e Jashtëm rus Sergei Lavrov, Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio ka deklaruar se SHBA do të përpiqet të bindë aleatët e NATO-s për të transferuar sistemet e mbrojtjes ajrore Patriot në Ukrainë, me anë të cilave Kievi duhet të zmbrapsë sulmet ruse.

Rubio vuri në dukje se ukrainasit kanë nevojë për sistemet ajrore Patriot në Ukrainë të cilat tha ai, janë në shërbim të disa vendeve evropiane.

“Pra, shpresojmë se do të jemi në gjendje të bindim disa nga partnerët tanë të NATO-s për t’i siguruar sistemin e mbrojtjes patriot në Ukrainë”, u shpreh Rubio.  

Sipas Rubios, edhe Spanja me Gjermaninë mund të japin kontributin e tyre në ndihmë me armatime për Ukrainën.

Nga ana e tij, Kancelari gjerman Friedrich Merz gjithashtu ka konfirmuar gatishmërinë për të blerë sisteme patriote nga SHBA për Ukrainën.

Ndërkaq, presidenti amerikan Donald Trump ka urdhëruar transferimin e 10 raketave të sistemeve Patriot në Ukrainë dhe është duke nxitur Gjermaninë për të shitur një nga bateritë e saj Patriot në Ukrainë.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›