E Diel, 1 Nëntor 2026

Aksioni i SPAK tek AKSH-i, Prokuroria e Tiranës shpall në kërkim kushëririn e Ergys Agasit

Prokuroria e Tiranës ka shpallur në kërkim Eno Agasin, i cili është djali i xhaxhait të Ergys Agasit.

Prokurori Bledar Valikaj ishte ai që bëri kërkesën, pasi dyshohet se Eno Agasi hoqi një sasi vere me vlerë  miliona euro nga kantina në pronësi të kushëririt të tij.

Heqja e verës nga kantina është konstatuar një ditë pas aksionit të realizuar nga SPAK, ku prokurorët dhe oficerët e Byrosë Kombëtare të Hetimit pasi kanë bërë inventarin e kantinës, nuk e kanë transportuar dot ndaj dhe kur kanë shkuar të nesërmen për ta tërhequr, konstatuan se ajo ishte hequr nga kantina.

Gazetare: Flutura Tota

/rtsh.al/

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›