Aksioni i tatimorëve, sekuestrohen 600 makina lojrash fati
TIRANE- Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve si dhe Njësia e mbikëqyrjes së lojërave të fatit kanë vijuar aksionet e tyre kundër makinerive të pacertfikuara dhe subjekteve që kanë përdorur këto makineri. Drejtues të tatimeve në operacionet që kanë zhvilluar në Tiranë deklarojnë se janë sekuestruar rreth 600 makina lojerash fati të pacertifkuara, 8 bingo dhe 2 ruleta. Tatimorët deklarojnë se nuk do tolerojnë asnjë subjekt të punojë pa certifikuar makineritë e lojërave të fatit. Pjesë e aksionit të tatimorëve kanë qënë dhe gjobitja e 41 subjekteve me një vlerë të përgjithshme rreth 10 milion lekë.(m.a/News24/BalkanWeb)